Ne ofrojmë analiza të një game të gjerë me aparaturat më të fundit


Gjeni ofertën më të përshtatshme për shëndetin tuaj.

Zbuloni më shumë rreth nesh dhe metodave tona.

ANALIZAT MJEKESORE

Teste laboratorike të specializuara
të përshtatura për pacientin


Analiza e Përgjithshme

Në Laboratorin tonë mund të kryen analiza klinike, biokimike, imunologjike, hormonale, tumorale, dhe bakteriologjike.

Analizat Imunologjike

AgHBs –Tregues viral. Analizë e cila shërben për të indentifikuar infektimin nga Virusi i Hepatitit B. AntiHCV – Tregues Viral. Analizë e cila shërben për të indentifikuar infektimin nga Virusi i Hepatitit C.

Analizat Biokimike

Tregues të funksionit të Veshkës: Azotemi. Kreatinemi. Tregues të funksionit të Mëlçisë: Bilirubinë Totale. Bilirubinë Direkte. SGOT. SGPT. ALP. GGT. LDH.

Alergologjia

Alergjitë ushqimore prekin sot 4-6 përqind të fëmijeve dhe rreth 4 përqind të adultëve. Me shpesh alergjitë ndaj ushqimeve shfaqen herët në moshat pediatrike, por ato mund të prekin çdo moshë.

Analizat Bakteriologjike

Feçe Parazit – Analizë e cila indikon prezencën e parazitëve të ndryshëm, si Giardia Lamblia, në organizëm. Parazitë të cilët transmetohen lehtësisht ndërmjet individëve dhe shkaktojnë shqetësime tek të prekurit prej tyre. Nëse lihen pa u trajtuar mund të shkaktojnë probleme serioze.

Markuesit Tumoralë

CEA – Tregues tumoral i rëndësishëm për diagnostikimin dhe ecurinë e pacientëve që vuajnë dhe janë nën terapi për Tumoret e Zorrës, Gjirit dhe Mushkrive.

Analizat Hormonale

Kontrolli i funksionit të Gjëndrës Tiroide: TSH. FT3. FT4.

RRETH NESH

Përvoja dhe besimi i ndërtuar në 7 vite shërbim


Idilab ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike veçanërisht si rezultat i stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë pune shumë vjeçare në mjekësinë laboratorike. Çdo njëri nga mjekët është i specializuar dhe kompetent në një sektor të caktuar.Idilab furnizohet me paisjet e teknologjisë së fundit.


Rreth Nesh
Rezultatet Online